AKTUALITETTOP-NEWS

Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala

Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetaren Klodiana Lala. 

Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi lidhjet e saj me Ergys Agasin, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje. 

“Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në një shantazh të hapur ndaj gazetares Lala. 

Gazetarja komentoi në lidhje live më pas: “Se cilave takime i referohet do duhet ti sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button