Grupi i Parodistëve të rinj në Vlorë, po merr stafetën për të ruajtur traditën e humorit brilant dhe satirik, që kanë prodhuar në dekada emra të mëdhenj në qytetin bregdetar. Mbrëmjen e së premtes ishte premiera e suksesshme e shfaqes së interpretuar nga parodistët e rinj të Vlorës, e cila u mirëprit me duartrokitje nga artdashësit vlonjat.
Vlora do të vijojë të ketë Parodistë, tradita do të ruhet, humori fin e shpesh herë satirik dhe me sarkazëm, nuk do t’i mungojë këtij qyteti por dhe gjithë Shqipërisë.
Pas epokës nga emrat e mëdhenj të Parodisë Vlonjatë, një grup të rinjsh po pasojnë stafetën. Gentian Këllçiu, Albano Merkaj, Evioland Kasaj, Anteo Salikaj si dhe dy aktore femra, Fridela Koroveshaj dhe Gabrieal Azizaj, interpretuan me sukses shfaqen e parë në tearin “Petro Marko”.
Studentë apo profesionist në fusha të tjera pasioni për artin i bashkoi ata në “Flladin Rinor” një shfaqje me parodi, këngë dhe skeçe. Synimi mbetet vazhdimi i traditës së parodisë vlonjate
Shfaqja êshtë mirëpritur nga publiku i shumtë vlonjat të cilët kanë vlerësuar performancën e aktorëve të rinj. Me regji të Gentian Këllçiu, organizator Besnik Aliaj dhe libret të Ergys Alushi, shfaqja do të jepet për tre ditë me rradhë në teatrin “Petro Marko”.