Uncategorized

Vodhi xhiron ditore të karburantit ku punonte, arrestohet

Gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, u kap dhe u vu në pranga një shtetas që vodhi xhiron ditore në karburantin në të cilin ishte i punësuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Hasan Kukalaj, 38 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button