Vrαu gruan shqiptare/ 38-vjeçari kanadez, me një grua tjetër kur u qëlluα nga policia

Mediat kanadeze kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e 29-vjeçares shqiptare Savannah Kulla, nënë e 4 fëmijëve nga bashkëshorti i saj.
Anthony Deschepper, 38 vjeç e qëlloi të renë me një armë zjarri në një parkim në qytetin e Bramton rreth orës 14.00 të së martës dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me vajzën e tyre të vogël 1-vjeçare.

Forcat e policisë u vunë në kërkim të tij duke lëshuar edhe një alarm të kuq. Rreth orës 2.30 të mëngjesit të së mërkurës ai u pikas nga një oficer policie pranë një pike karburanti pranë Niagara Falls, por me një makinë tjetër dhe jo me atë me të cilën ishte larguar nga vrasja e bashkëshortes.
Autoritetet policore thanë se autori nuk u është bindur urdhrave për të ndaluar dhe ka pasur një përplasje me armë. Oficeri i policisë ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend 38-vjeçarin.
Vajza e vogël u gjet shëndoshë e mirë pasi autori e kishte lënë atë te familjarët e tij pas vrasjes së bashkëshortes. Në makinën e 38-vjeçarit në momentin kur u qëllua nga policia ishte edhe një grua tjetër e cila është ndaluar nga forcat e rendit, por nuk dihet lidhja mes të dyve.









