Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Kavajë/ Kush është Habib Rexha që u hakmor për vëllain

Vrasja në Kavajë/ Kush është Habib Rexha që u hakmor për vëllain

Personi që shihni në foton më lart është Habib Rexha. 31-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autor i vrasjes së Arian Gosës pasditen e së dielës në Kavajë. Sipas policisë Rexha shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën në vend.

Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Motivi pse 31-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë është hakmarrja. Dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë.

Armand Gosa u konfliktua me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë. Pas një sherri për motive banale, Gosa qëlloi me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha me origjinë nga Kukësi ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar me një pistoletë që mbante me vete.

Kavajë: Vritet me armë zjarri në lokal Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës -  Tv Klan

Si pasojë e plagëve të marra, të dy personat e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë në spital. Ata u zunë për një konflikt me motive krejt banale, se përse kishin parë shtrembër njëri-tjetrin.

Por edhe pse ngjarja u mbyll me 2 viktima nga të duja palët, 31-vjeçari Habib Rexha ka vendosur të hakmerret edhe më shumë duke vrarë edhe vëllain e Armand Gosës. Policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për të gjithë ata që japin informacione të vlefshme që do të çonin në kapjen e të riut.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithashtu janë shoqëruar persona që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME