Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për të folur lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Rrumbullaku tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.
“Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo ngjarje është vlerësuar maksimalisht nga Policia e Korçës dhe e Pogradecit. Është bërë gjithë puna e duhur nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj“, tha ai.