Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET Vrasja në Shkodër, u qëllua për vdekje një 19 vjeçar.

 Vrasja në Shkodër, u qëllua për vdekje një 19 vjeçar.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”

Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal, ndërsa është qëlluar me armë.

Ai është Erjon Xhenjo 19 vjeç dhe ka ndërruar jetë në vend.

Deri në këto momente nuk ka informacion se kush mund te jënëautorët.

Ndërkohë burimet policore shpjegojnë se autorët kanë qenë me motorçikletë e cila është gjendur më paas nga policia. Në vendngjarhe janë gjetur 30 gëzhoja kallashnikovi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë Syri Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja në Shkodër

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME