Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETShkenca, ja mosha kur jeni të lumtur

Shkenca, ja mosha kur jeni të lumtur

Lumturia është një koncept subjektiv që të gjithë e përkufizojmë ndryshe. Mund të marrë formën e një momenti kalimtar gëzimi ose një ndjenje më të zgjatur kënaqësie.

Sipas studimit të publikuar në revistën Social Indicators Research, ekziston një periudhë shumë specifike kohore në të cilën lumturia jonë arrin kulmin. Mosha në të cilën mund të presim të jemi më të lumtur është midis 30 dhe 34 vjeç.

“Unë konstatoj se probabiliteti për të arritur periudhën më të lumtur të jetës evoluon sistematikisht me moshën. Probabiliteti rritet ndjeshëm nga fëmijëria deri në moshën 30-34 vjeç, kur arrin maksimumin.

Është e rëndësishme të theksohet se periudhat më të lumtura të individëve janë mesatarisht mjaft të gjata. Për gjysmën e të intervistuarve kjo periudhë zgjat dy dekada.

Periudha me shanset më të mëdha për t’i përkitur fazës më të lumtur të jetës është rreth të 30-ave, por probabiliteti mbetet relativisht i lartë edhe në moshat afër dhe zvogëlohet me rritjen e njerëzve”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME