Fier – Një 39 vjeçar është gjendur i vdekut në makinën e tij këtë mëngjes në një rrugë are në fshatin Daullas të Libofshës.
Policia pasi ka shkuar ka pohuar se viktima është Julian Balliu 39 vjeç banues në Tiranë. Nga veprimet e para, pohon policia është vetvrarë pasi është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë në makinën e tij.
Nga ana tjetër banorët thonë se makian është parë në rrugën e tokave pas orës 08 e pak minuta të mëngjesit të sotëm. Ata makinën se kan parë në fshat sikundër nuk e dinë se cili është viktima.
Kjo ka bërë që banorët të dyshojnë se as krismë nuk kan dëgjuar. Mundë edhe ta kenë vrarë diku dhe e kan sjell ktu , thanl disa banorë por i mbetet policisë që pas aktit të ekspertizës të përcaktojë i vrarë apo vetvratë.
Policia
Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi Julian Balliu, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes