Wednesday, February 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFier/ Hajdutët bëjnë për spital 54-vjeçarin dhe arratisen. Policia shoqëron disa persona

Fier/ Hajdutët bëjnë për spital 54-vjeçarin dhe arratisen. Policia shoqëron disa persona

Një 54-vjeçar është dhunuar në banesën e tij në fshatin Baltëz nga persona ende të pa identifikuar, të cilët sipas policisë kanë shkuar për ta vjedhur.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Policia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME