Greqi – Vrasje e egër në mes të rrugës në Petralonë, në Greqi
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin herët të kësaj të diele në Petralonë.
Një grua banore në këtë zonë ka dëgjuar herët në mëngjes të shtëna armësh dhe ka njoftuar Policinë e cila me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur një person të shtrirë të pajetë në rrugën Alkminis 107.
Nga informacionet thuhet se autori ose autorët kishin ngritur një pritë për viktimën dhe kur u shfaq kjo i “shkarkuan” nga pistoleta 9 plumba. Në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.
Oficerët e Departamentit të Vrasjeve që kanë marrë përsipër rastin, vlerësojnë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Viktima ka plagë plumbash në gjoks dhe në kokë, ndërsa është gjetur edhe pa këmishë.
Pranë viktimës, i cili u qëllua me armë zjarri në mes të rrugës, u gjet edhe shuma prej 5 mijë eurosh dhe një celular, përmes të cilit policia po përpiqet të përcaktojë identitetin e tij.
Drejtoria e Sigurisë së Atikës po kryen hetimet paraprake për rastin.