AKTUALITET

Vrau 17-vjeçarin shqiptar në Greqi, dorëzohet në polici autori

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli dhe plagosja e një 19-vjeçari në Greqi. Siç u raportua, vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, si pasojë e një goditjeje me thikë në zonën e kraharorit.

Ndërkohë, 19-vjeçari mik i 17-vjeçarit, u dërgua gjithashtu në të njëjtin spital me plagë nga thika dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar.

Ndërsa, nëna e të miturit që është identifikuar si autor nga 19-vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë. Gjithashtu sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për gjithsej pesë persona të përfshirë në konflikt. Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit të kolegëve të tij, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa mjeku theksoi se përgjigjet përfundimtare do të jepen nga ekzaminimi mjeko-ligjor.

Autori që vrau 17-vjeçarin shqiptar Aleks Vangjelin dhe plagosi një 19-vjeçar është arrestuar. Konkretisht, i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori.

“Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për therjen”, tha ai.

Midis personave që po merret në pyetje është edhe nëna e të riut , i cili ishte identifikuar si autor i krimit nga 19-vjeçari i plagosur. Sipas këtyre raportimeve, nëna e të riut që po kërkohej i kishte thënë policisë se djali i saj, edhe nëse ishte i përfshirë, nuk kishte qëllim vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur, pasi grupi i viktimës është takuar me grupin e autorit të krimit me qëllim që t’i “gjejë” ata për një vjedhje që kishte ndodhur në periudhën e mëparshme, pa u sqaruar përfshirja e secilit person në këtë rast.

Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit ndodhej në stacion dhe po jepte dëshmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button