Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori i dyshuar i krimit të dyfishtë. Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos. Bëhet fjalë për Fiqiri Mjeshtri.
Gazetari Enver Doçi raporton se ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtar pranë skenës së krimit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Klosit.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve që degjeneruan në përdorimin e armëve.
Policia kishte ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit si dhe ka shoqëruar dëshmitarë okularë për të kuptuar dinamikën e këtij krimi të rëndë.
Pas vetëvrasjes së autorit të dyshuar të vrasjes së babë e bir në Klos, Fiqiri Mjeshtri, dy persona janë arrestuar. Mësohet se këta të fundit mendohet se janë kushërinj të afërt të Mjeshtrit.
Ishte policia që konfirmoi vetëvrasjen e autorit të dyshuar të Fiqiri Mjeshtrit.
Kujtojmë se Ilir dhe Kenado Shira janë babë e bir që mbetën të vrarë sot në Klos.