Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama - ndërkombëtarëve: Shkruajeni emrin ashtu siç është, Kosova dhe jo Kosovo

Rama – ndërkombëtarëve: Shkruajeni emrin ashtu siç është, Kosova dhe jo Kosovo

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të hiqet një paralele mes situatës së Kosovës dhe asaj të Krimesë, siç po kërkon ta bëjë presidenti rus Vladimir Putin. Kreu i qeverise shqiptare tha se kjo paralele mund të ekzistojë mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi situata që është Ukraina tani është e njëjtë me atë të bashkëkombasve tanë dikur, pra në 1999.

Rama gjithashtu kritikoi liderët europianë, duke i kërkuar atyre që Kosova në termat ndërkombëtarë të njihet ashtu siç quhet vërtet, pra Kosova dhe jo Kosovo.

“Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden e për aq kohë sa bota të gjejë ndërgjegje. Ky është rasti i Ukrainës tani dhe i Kosovës dikur. Putini mundohet të heqë paralele mes Kosovës e Krimesë. Një paralele e tillë ekziston mes Kosovës dhe Ukrainës. Ju duhet ta shkruani emrin e Kosovës ashtu siç është, pra Kosova dhe jo Kosovo. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen mes carit të Rusisë dhe Putinit të sotëm. Të gjithëve do ju kujtohet ndikimi dëshpërues i shpërbërjes s ëish-Jugosllavisë dikur”, u shpreh Rama.e për të zbardhur detaje të tjera të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME