Vritet i dënuari në burg në sytë e Alket Rizait, çfarë i ndodhi shqiptarit që tmerron greket

Greqi – Në zvrë ndodheshin dreitori institucionit, si dhe dy të burgosur të tjerë, mes tvre një shtetas bullgar i dënuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në Vula. si dhe Alket Rizai…
Një incident i rëndë është reqjistruar sot në burgun e sigurisë së lartë në Domokos, Greqi, ku një i burgosur ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri brenda ambienteve të institucionit.
Sipas mediave greke, ngjarja nisi kur një i dënuar me burgim të përjetshëm u drejtua drejt zyrës së drejtorit të burgut, me qëllim eliminimin e tij. Në zyrë ndodheshin dreitori institucionit. si dhe dy të burgosur të tjerë, mes tvre një shtetas bullgar i dënuar për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në Vula, si dhe Alket Rizai.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ka pasur një përplasje verbale që mê pas ka degraduar në konflikt fizik. Në rrethana ende të paqarta, një armë zjarri është përdorur gjatë incidentit, dhe i burgosuri që dyshohet se kërcënoi drejtuesin e burqut është qëlluar për vdekje. Raportohet se i burgosuri me origjinë bullgare ka ndërhyrë në përpjekje për të mbrojtur shefin e rojes, ndërsa arma është qjetur në duart e tij. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur detaje se si arma ka hyrë në ambientet e burgut, një cështje që konsiderohet thelbësore për hetimin.
Një ekip nga Prokuroria e Athinës pritet të zhvillojë hetime të detajuara në burgun e Domokos, ndërsa do të analizohen edhe pamjet e kamerave të siqurisë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes
Pyetja kryesore që mbetet ende pa përgjigje është se si një armë zjarri arriti të futet brenda një burgu të sigurisë së lartë









