Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAVuçiç dorëhiqet nga drejtimi i partisë

Vuçiç dorëhiqet nga drejtimi i partisë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç është zgjedhur kreu i ri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike, të zhvilluar në Beograd. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiçit.

Nga 4000 delegatë që votuan, Vuçeviç arriti të marrë shumicën.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë delegatët e SNS-së që morën pjesë sot në punimet e Kuvendit të 6-të, dhe treguan në mënyrën e duhur se si organizohet procesi dhe procedura demokratike brenda një partie dhe të falënderoj kryetarin aktual të SNS-së, Aleksandër Vuçiç. Dua ta falënderoj edhe për mbështetjen e tij për kandidaturën, po hapim një kapitull të ri, politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi parti që është motori i zhvillimit të atdheut tonë, ruan dhe ushqen vlerat tradicionale, ne do të avokojmë politikisht për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, do të kujdesemi për interesat e komunitetit serb kudo që ai jeton”, – tha Millosh Vuçeviç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME