Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAVuçiç takon kreun e NATO-s: Kosova më shumë problem sigurie, sesa politike

Vuçiç takon kreun e NATO-s: Kosova më shumë problem sigurie, sesa politike

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, në një konferencë për media, është shprehur shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Kosovë me theks të veçantë në Veri.

Ai ka kërkuar nga Stoltenberg që të sigurojë jetët e serbëve në Kosovë duke falënderuar për gatishmërinë e tij për të dëgjuar palën serbe.

“Më duhet të them se jam shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në gjithë Kosovën, jo vetëm në Veri. Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne. Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet problem sigurie, jo politike”, ka thënë Vuçiç.

Duke folur për situatën në Veri të Kosovës, Vuçiç tha se krejt çfarë ka ndodhur muajt e fundit në këtë pjesë të vendit është si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës

“Por, jo vetëm kaq, ka pasur edhe serbë të plagosur rëndë, gjegjësisht ‘të pushkatuar’ dhe nuk ka pasur hetim për këtë gjë që na shqetëson jashtëzakonisht shumë, në të njëjtën kohë ka edhe arrestime të pabaza dhe arbitrare të serbëve, kjo jo vetëm që na shqetëson, por paraqet edhe shqetësim të madh për serbët që jetojnë në Veri të Kosovës”, shtoi ai

Vuçiç në po këtë konferencë për media, ka pretenduar ndër të tjera, se në gjashtë muajt e fundit, “të paktën gjashtë serbë janë plagosur me armë zjarri nga shqiptarët në Kosovë”.

“Fatmirësisht asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur rëndë, gjë që tregon se kush çfarë po bën”.

Ndryshe të mërkurën gjatë qëndrimit në Bruksel, Vuçiç u takua edhe me deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, bëri të ditur se me diplomatin sllovak diskutoi për takimin që ky i fundit pati, të mërkurën me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia.

“Me Miroslav Lajçak fola për raundin e fundit të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, shkroi Vuçiç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME