Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVula/ PD: Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Vula/ PD: Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enklejd Alibeajt, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë.  Ai ka pohuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Do diskutojmë në mbledhje e forume. Duhet t’ju njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si ta dërgojmë tek Sadushi. Do të kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi. Nuk presim asgjë tjetër se aty është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare.
Nuk ka ndodhur që në një vend të lirë të shpallet palë ajo që nuk është palë.
Por rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare cështjen kërkon të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit”, ka deklaruar Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME