Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIWhatsApp nga 31 dhjetori nuk do punojë në këta telefona

WhatsApp nga 31 dhjetori nuk do punojë në këta telefona

Çdo vit, WhatsApp tenton t’i japë fund aksesit në disa pajisje që konsiderohen të vjetruara. Edhe këtë vit, platforma e mesazheve në pronësi të Meta-s nuk do të funksionojë në mbi 40 telefona inteligjentë, që përfshin dy iPhone të vjetër, pas 31 dhjetorit.

Aktualisht, WhatsApp mbështet versionin Android 4.1 e lart, iOS 12 e lart, dhe KaiOS 2.5.0 e lart (duke përfshirë JioPhone dhe JioPhone 2).

Hidhini një sy listës së mëposhtme për të kuptuar nëse telefoni juaj bën pjesë në pajisjet që aplikacioni nuk do të funksionojë në vitin 2023.

Apple: iPhone 5, iPhone 5c

Samsung: Galaxy Ace 2, Galaxy Core, Galaxy S2, Galaxy S3 mini, Galaxy Trend II, Galaxy Trend Lite, Galaxy Xcover 2

LG: LG Enact, Lucid 2, Optimus 4X HD, Optimus F3, Optimus F3Q, Optimus F5, Optimus F6, Optimus F7, Optimus L2 II, Optimus L3 II, Optimus L3 II Dual, Optimus L4 II, Optimus L4 II Dual, Optimus L5, Optimus L5 Dual, Optimus L5 II, Optimus L7, Optimus L7 II, Optimus L7 II Dual, Optimus Nitro HD

Sony: Xperia Arc S, Xperia miro, Xperia Neo L

Huawei: Ascend D, Ascend D1, Ascend D2, Ascend G740, Ascend Mate, Ascend P1

Wiko Cink Five

Wiko Darknight ZT

Memo ZTE V956

Quad XL

Lenovo A820

Archos 53 Platinum

Grand S Flex ZTE

Grand X Quad V987 ZTE

HTC Desire 500

Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve zotëron një telefon inteligjent të kohëve të fundit me versionet më të reja të Android ose iOS, ka edhe nga ata që mund të kenë në përdorim telefonat e vjetër dhe nëse ti bën pjesë në këtë listë, është koha për t’u përmirësuar!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME