Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIWhatsApp sjell funksionin e ri për mesazhet

WhatsApp sjell funksionin e ri për mesazhet

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të rivendosin mesazhet e fshira në platformë. Fshirja aksidentale u jep përdoruesve një mundësi prej pesë sekondash për të rikthyer mesazhet. Por edhe për të zgjedhur sërish mënyrën se si duan të fshihet një mesazh.

Aktualisht ekzistojnë dy opsione të disponueshme për fshirjen e mesazheve në WhatsApp; “Fshi për mua” (që fsheh mesazhin nga vetja, por e mban atë të dukshëm për të gjithë të tjerët) dhe “Fshi për të gjithë”. Më parë, nëse një përdorues zgjidhte aksidentalisht “Fshi për mua”në vend të “Fshi për të gjithë”, nuk kishte asnjë mënyrë për të hyrë në mesazh dhe për të zgjedhur opsionin e duhur të fshirjes.

Funksioni është automatik, duke u shfaqur një buton “Undo” (Zhbëj) dhe mund të ktheni veprimin mbrapsht dhe të klikoni “Delete for Everyone”. Ai do të dalë në beta rreth gushtit të këtij viti. Mirëpo tani është zyrtarisht i disponueshëm në iOS dhe Android. Së fundmi Whatsapp ka publikuar edhe veçorinë Message Yourself. Ai  lejon çdo person të  fillojë një bisedë me veten dhe të dërgojë shënime, kujtime, lista blerjesh. Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit për të përdorur risinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME