Pas lumit me lajme në mediat rozë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka konfirmuar përmes një video se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku janë bashkë, dhe jo të ndarë siç shkruhet dhe përflitet këto kohë.
Në koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë të artistes, i pranishëm ka qenë edhe Besi. Ka qenë artistja ajo që e ka publikuar një video teksa dyshja dhurojnë puthje në buzë, duke shuar çdo dyshim për krisje të martesës së tyre.
Besi dhe Xhensila janë artistë të njohur dhe shumë popullor.