Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbërthehet sesi u sulmua sistemi TIMS

Zbërthehet sesi u sulmua sistemi TIMS

Për sulmet e shumta kibernetike që ka shënuar Irani në Shqipëri, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje.

Qeveria iraniane e identifikuar me “Homeland Justice”, nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online. Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik.

“Tregohej se si ti me anë të një gabimi në programimin e Windowsit, mund të merrje akses nëpërmjet rrjetit. Microsoft ka lëshuar zgjidhje diku nga korriku. Në rastin e sistemeve në fjalë kjo gjë nuk është bërë”, u shpreh Erion Demiri, ekspert IT.

Për të shumica e materialeve janë enkriptuar nga hakerat, duke e bërë të pamundur leximin e tyre nga autoritetet shqiptare. Për ekspertin dhe ndërhyrja në postën elektronike ka nxjerrë në pah se grupet teknike nuk janë kujdesur për hapësirën e sigurisë.

Sipas raportit, tipologjia e sulmeve të nisura ishte e llojit shkatërrues, ndërsa hakerat mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet përafërsisht një vit, duke hyrë dhe duke shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike. KJ

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME