Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhëtisë së Ramës me detin, mision kushtetues,...

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhëtisë së Ramës me detin, mision kushtetues, shtetëror dhe historik!

Petrit Vasili – Kryeministri Mitsotaqis gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e BE me vendet e Ballkanit ne 6 dhjetor tha per mediat:

“Do të diskutohet për çështjen e delimitimit të detit. Kemi shumë kopleksitete për këtë temë, por jam i sigurt se kemi bërë shumë progres në muajt e kaluar si rezultat i mirëkuptimit me kryeministrin Rama,” tha ai.

Ndersa pak kohe me pare Ministri i jashtem Dendias pati deklaruar:

“Ai (Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”!

Pra Rama negocion fshehtas dhe ne dhunim te Kushtetuted per kufirin detar dhe tashme qe edhe pengesa e pakapercyeshme e tradhetise qe ishte Ilir Meta president, nuk eshte më tradhetia zhvillohet pa pengese.

Ka disa ceshtje shume kritike, qe zbardhin tradhetine dhe qe duhet ta bejne drejtesine shqiptare dhe opinionin publik qe te jene ne kembe:

🟥 Perse Rama mashtroi kaq rende, sikur i ka kerkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhene, kur dihet boterisht se ai nuk komunikoi prej gati dy vjetesh as me Presidentin as me shqiptaret per kufijte detare, por punon fshehtas dhe pabesisht?

🟥Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias ne tetor te vitit 2020 dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes te erret eshte Edi Rama, qe Marreveshjen politike me Greqine, e cila sipas Ministrit te Jashtem grek Dendias eshte mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Rama, qe vendos per nje zgjidhje qe e vendos Shqiperine ne dizavantazh shume shume te qarte dhe te nje humbjeje te paralajmeruar perballe Greqise ne Gjykaten Nderkombetare??

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe ben veprime te tilla kaq te renda, qe Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhetise se larte, pasi nuk eshte dhe s’mund te jete gje tjeter shitja e kufijve shteterore, qe ai po kryen??

🟥Po cili na qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?

🟥Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage, kur as Presidenti Meta nuk ka dhene asnje plotfuqishmeri per kete dhe as Kuvendi nuk eshte i formuar ne asnje rast ?

🟥Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?

🟥Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?

🟥Negociatat e filluara per kufirin detar me Greqine a perfunduan?

🟥Ne se negociatat jane nderprere cilat jane arsyet parimore te pazgjidhshme?

🟥A ka qene Vendimi i Gjykates Kushtetuese linja udheqese e qendrimit ne negociatat per marreveshjen e kufirit detar me Greqine?

🟥A ka pasur pala greke gjate negociatave teme te diskutimit zgjerimin me 12 milje.

🟥Pas deklarimeve te Greqise per zgjerimin me 12 milje ne veren e ketij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar per percaktuar qendrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), percakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.

🟥Cfare interesi te erret fsheh dhe kush ja ka lidhur gojen dhe duart Kryeministrit, qe nuk ben trasparencen e situates lidhur me negociatat per marreveshjen e kufirit detar me Greqine?

🟥Ne se marreveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet qe ajo u prish?

🟥Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?

🟥Perse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave te qeverise Greke per zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qellimshem, qe u hapte rrugen veprimeve te njeanshme te Greqise kunder interesave te Shqiperise?

🟥 Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?

🟥Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kesaj çeshtje kombëtare me rendesi kritike?

🟥A komunikoi ndonjë herë me profesorë,historiane juriste te njohur e te nderuar për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çeshtje kaq delikate dhe kritike?

🟥 Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertesh, Rama vendos një grup ekspertësh copë – copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?

🟥Perse Edi Rama dhe qeveria nuk reaguan kur në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

-“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Çeshtja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare ne 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë dhe e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë

Ndaj është vërtet i qellimshem mosreagimi i Rames dhe qeverise ndaj ketij vendimi absurd qe përfshin në Kornizën Negociuese të ashtuquajturën “mosmarrëveshje kufitare”.

PERFUNDIM

Jemi perpara nje situate shume te rende ne planin kombetar,kushtetues dhe te pergjegjesise se rende penale te Kryeministrit Rama.

Ndaj eshte legjitim reagimi i shumeanshem dhe shume i forte e pa kompromis i opinionit publik dhe te gjithe popullit nga njera ane dhe te drejtesise nga ana tjeter perpara nje akti te qarte tradhetie kombetare udhehequr e zbatuar nga kryeministri Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME