Zbulohet karteli italo-shqiptar i narkotrafikut, 15 të arrestuar
Një organizatë italo-shqiptare e lidhur me krimin e organizuar kalabrez është goditur nga autoritetet e vendit fqinj. Ky rrjet dyshohet se ka importuar dhe shitur në Itali lëndë narkotike me vlerë rreth 8 milionë euro që prej vitit 2020.
Në pranga janë vënë 15 italianë dhe shqiptarë, mes të cilëve dhëndri i Diabolikut, liderit shumë të famshëm të ultrasve të Lazios dhe ekstremist i djathtë. Operacionit të gjerë antidrogë nisi mëngjesin e 14 janarit nga Guardia di Finanza dhe Policia e Reggio Emilia e koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Bolonjës.
“Corriere” shkruan se organizata italo-shqiptare kishte lidhje me ‘Ndrangheta që nga viti 2020 e deri më sot.
Të identifikuara janë shitja në 4 vitet e fundit e 23 kg kokainë, 6 kg heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 marihuanë.
Të 15 të arrestuarit janë të gjithë banues në Itali. Emri që bie në sy është ai i 40-vjeçarit nga Roma, Daniele Gatta, i arrestuar më herët për çështje të tjera dhe i njohur si dhëndri i “Diabolik”, nofka e Fabrizio Piscitelli, ish-udhëheqësit shumë të famshëm të ultrasit e Lazios, trafikant droge dhe ekstremist i djathtë i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë.
Gatta akuzohet si bashkëfinancues i tentativës për blerjen e një ngarkese të madhe kokaine në Ekuador në 2021.
Hetimi nisi me sekuestrimin e 6.5 kg kokainë në aeroportin kolumbian të Bogotës. Droga u gjet në një paketë DHL e adresuar për në Reggio Emilia. Nga ky detaj nisi hetimi i përbashkët i GDF dhe policisë italiane, i cili zbuloi rrjetin e trafikut të drogës që dërgohej në Itali nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda. Mes sekuestrimeve ishin edhe 75 mijë euro kartëmonedha të falsifikuara, të dërguara në territorin italian nga Spanja.
Për të shmangur policinë, anëtarët e bandës komunikonin me aplikacionin Sky Ecc që u lejonte dërgonin mesazhe të koduara përmes smartphone. Bashkëpunimi me forcat e policisë franceze, holandeze dhe belge i lejoi hetuesit italianë të gjenin miliona mesazhe dhe të identifikonin anëtarët.
Baza ishte në Emilia. Në Kalabri bëhej “sidentifikimin” i kokainës dhe shpërndarja e heroinës, hashashit dhe marihuanës. Qendrat e tjera të organizatës ishin në Romë dhe Venecia.