AKTUALITET

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Sarandë, arrestohet ‘roja’

Policia e Vlorës ka zbuluar një shtëpi bari në qytetin bregdetar të Sarandës.

Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës.

Ambienti ndodhej në rrugën “Butrinti”, në katin e gjashtë të një pallati në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike si dhe aparatura te tjera.

Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Janë sekuestruar 250 bimë narkotike në proces mbjellje dhe tharjeje.

Personat janë shoqëruar në DVP Vlorë. Apartamenti është pronë e një shtetasi nga Tepelena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button