Kripa është ndoshta mëlmesa më e përdorur në kuzhinat e mbarë botës dhe shumë besojnë se shija e saj është e pazëvendësueshme. Shumë ushqime të cilat i adhurojmë janë të konservuara me një sasi të konsiderueshme të kripës.
Megjithatë, kripa Megjithatë, kripa është një komponent për shkak të të cilit njerëzit vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ne ju rekomandojmë zëvendësime të shëndetshme.
Natriumi është elementi kryesor i cili gjendet në kripë, ndërsa, në anën tjetër, atë e gjejmë në shumicën e bimëve natyrore të cilat i përdorim në kuzhinë në baza ditore. Shumica e ushqimeve përmbajnë një sasi të konsiderueshme të natriumit në shijen e tyre natyrore, ndërsa shumicën e ushqimeve që përmbajnë natrium e përdorim jo vetëm për përmirësim të shijes, por edhe për veçori mjekuese.
Për ta rritur shijen e ushqimit tuaj pa shtuar kripë, gjeni zëvendësime natyrore dhe të shëndetshme. Ja disa prej tyre:
Kanella është një nga erëzat më të vjetra të njohura, veçanërisht në Indi, Sri-Lankë dhe shumë pjesë të tjera të Azisë. Kanella është një zëvendësues shumë e mirë për kripë, dhe ka aftësinë për ta niveluar nivelin e sheqerit në gjak dhe për ta ulur kolesterinën.
Kardamomi njihet prej kohësh si një zëvendësim i shkëlqyer për kripë, edhe pse shija është mjaft e fortë dhe e ndryshme, veçanërisht kur përzihet me qimnon dhe koriandër.
Borziloku është një erëz e cila zakonisht përdoret në Indi, ka pak shije të hidhur dhe të ëmbël, dhe përveçse është i njohur për vetitë shëruese, njihet edhe si një alternativë e shkëlqyeshme për kripë.
Speci i kuq, i njohur edhe si speci djegës, është gjithashtu një zëvendësues i shkëlqyeshëm për ta shijuar shijen e ushqimit pa kripë. Më shpesh përdoret në kuzhinën spanjolle, meksikane dhe indiane. Çili i jep gjellës shije pikante gjë që mund ta zëvendësojë kripën pa problem.
Dafina është një bimë e cila zakonisht shtohet në racione me mish. Ajo është shumë aromatike dhe e ëmbël, ndërsa në formë të thatë ka aromë edhe më intensive, ndërsa shija e saj pa asnjë problem mund ta zëvendësojë shijen e kripës, por bëni kujdes të mos e teproni.
Hudhra pluhur jo vetëm që mund ta përmirësojë shijen e ushqimit, por ajo është shumë e dëshirueshme për shkak të vetive të saj të njohura mjekuese. Është e përkryer për përgatitjen e mishit, peshkut dhe makaronave.
Piperi i zi, përveç kripës, është padyshim një nga erëzat që përdoret zakonisht në gatim. Në vend të kripës, rriteni pak dozën e piperit dhe do ta fitoni një shije intensive dhe aromatike të ushqimit tuaj. I njohur edhe si piperi i zi i artë, ai është një zëvendësim i shkëlqyeshëm për kripën.
Nëse nuk mund të hiqni dorë nga shija e njelmët, salca e sojës është gjëja e duhur për ju. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të kripës dhe përmirëson shijen e ushqimit, dhe ka edhe vlera të larta ushqyese dhe nuk është e dëmshme për shëndetin, përkundrazi.
Qepa pluhur është e njohur për shijen e saj karakteristike të hidhur dhe të fortë. Në qoftë se e përdorni si një zëvendësim për kripën, bëni kujdes të mos e teproni, sepse përveç se mund ta përmirësojë, shija e saj e fortë edhe mund ta prishë gjellën.
Lëngu i limonit është i mirënjohur si një konservues natyror dhe si i tillë është një zëvendësues i përsosur për kripë. Lëngu i limonit ndihmon në ruajtjen e freskisë së frutave, parandalon kalbjen e tyre dhe thekson aromën pikante të gjellës.
Farat e lulediellit kanë një vlerë shumë të pasur ushqyese dhe janë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për kripën në shumë gjellë.
Mundohuni të gatuani pa kripë, qëndroni më të shëndetshëm dhe zbuloni shije krejtësisht të reja.