Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherr me shkelma dhe karrige, dhunohet kamerieri 17-vjeçar në Berat

Sherr me shkelma dhe karrige, dhunohet kamerieri 17-vjeçar në Berat

Një kamerier 17-vjeçar është rrahur brutalisht në një piceri në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta. 17-vjeçari me iniciale B.D, është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa gjatë sherrit, të tmerruar, klientët janë larguar me vrap nga ambientet e lokalit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, apo identiteti i autorëve. Mësohet se deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.

Policia

Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME