POLITIKË

Zgjedhjet/ Duka: Do të kemi një deputet në listat e mbyllura të PD-së

Kreu i PAA-së, Agron Duka tregon se do të kenë një deputet të sigurt në listat e mbyllura të PD-së, sipas marrëveshjes së bërë me aleatin në opozitë. Ai ngriti shqetësime për përçarjen e opozitës, sidomos fraksionet që i janë shkëputur PD-së, që nga Lulzim Basha, Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë. Kjo përçarje sipas tij, nëse nuk bashkohen, do i dëmtojë më 11 maj.

”Një kandidat i PAA do jetë në listat e mbyllura të PD. Largimi i Berishës nga largimi i PD e tronditi partinë, kurse te ne, jemi parti të vogla. Basha bëri taktika negative me lëvizjet e tij në opozitë në drejtim të saj”, tha Duka në ”Report Tv”.

Ai e sheh me negativitet të madh përçarjen brenda opozitës dhe veçanërisht te PD. Ai parashikoi se pavarësisht frymës, partitë e vogla nuk mund të shkojnë më shumë se 1-dy deputetë, por votat e tyre të fragmentarizuara dëmtojnë opozitën në tërësi.

”Partitë e reja uroj që mos të marrin vetëm vota, por edhe mandate, se ajo ka rëndësi. Por këto nuk duhen parë 6 muaj para zgjedhjeve, sepse kur vjen dita e votimit, qytetarët shkojnë tek partitë e mëdha. Ndaj ne si parti e vogël nuk favorizohemi dhe na detyroi të bashkohemi me PD. Besoj se ky do jetë fundi i tyre, vështirë që të përkthehen në mandate me kapërcime si 8 mandate, 20, 70 apo më shumë. Shpresoj dhe besoj diku aty te 1 apo dy mandate, pra shpresoj që ato vota që kanë të përkthehen në deputetë”, shprehet Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button