Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se partia e tij do mbështesë çdo kandidat të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha për zgjedhjet në Kukës.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Partia e Lirise nuk ka asnjë pretendim për kandidat në Kukës.
‘Do mbështesim kandidatin që do zgjedhë PD. Nuk kemi asnjë pretendim për ndonjë kandidat për Kukësin. Kukësi duhet të rivendosë dinjitetin e tij. ‘– tha sot Meta.