Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZhdukja e kontratës origjinale/ Berisha: Beqja fshehu gjurmët e krimit!

Zhdukja e kontratës origjinale/ Berisha: Beqja fshehu gjurmët e krimit!

Fakti që prokurorët e SPAK nuk arritën ta gjejnë kontratën origjinale të koncensionit të sterilizimit, për Sali Berishën është provë e qartë se Ilir Beqja ka dashur të fshehë gjurmët e vjedhjes dhjetëra miliona euro. Në një status në rrjetet sociale, Berisha e krahason Beqen me kriminelin që djeg trupin e një kufome në mënyrë që të fshehë krimin e tij.

“Zhdukja e kontratës origjinale të sterilizimit nga Beqja është banditizëm ekstrem. Ky akt ngjason me atë të vrasësit, që për të zhdukur gjurmët e krimit djeg trupin e viktimës pasi e ka ekzekutuar atë” shkruan Berisha.

Kreu i demokratëve thotë se “me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij.”

Mesazhin e tij, Berisha e mbyll me një thirrje drejtuar qytetarëve, që të ngrihen kundër asaj që ai e quan një organizatë kriminale, e cila nuk ndalet para asnjë krimi për plaçkitjen e qytetarëve.

Vetëm revolta qytetare e qëndrueshme gjerë në dëbimin nga pushteti të këtyre kriminelëve me mandat, është rruga e vetme e shpëtimit të çdo qytetari të ndershëm dhe Shqipërisë nga kthetrat e tyre” shkruan Berisha.

Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur, sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit.

Kontrata e firmosur nuk është gjetur në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë dhe është sekuestruar kopja e dokumenteti.

Sipas SPAK, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

Në dosje thuhet se “dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit”.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, shkruhet në dosje.

Pritet që ky skandal të zgjerojë edhe më tej hetimet për aferën me koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se deri më tani 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fituesi i koncesionit, janë akuzuar zyrtarisht nga SPAK për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim.

Në pranga kanë rënë, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.minitri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME