Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZhulali: Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për Yuri Kim i paprecedentë

Zhulali: Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për Yuri Kim i paprecedentë

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, komentoi në studion e Syri Tv me moderatoren Eneida Ndocin, njoftimin e Ministrisë së Jashtme për mandatin e Yuri Kim.

Zhulali theksoi se ky është nje vendim që nuk i përket qeverisë shqiptare dhe se njoftimi nga Ministria e Jashtme është i paprecedentë.

Vendimi nuk i përket qeverisë shqiptare, Kim është ambasadore e SHBA dhe siç ndodh rëndom në procedurën diplomatike sipas ‘Konventës se Vjenës’ dhe të Drejtës Ndërkombëtare, vendimi për emërimin dhe lirimin e saj nga detyra është eksluzivitet i departamentit të shtetit.

Kështu që njoftimi i Ministrisë së Jashtme është i paprecedentë dhe nuk përfshihet në asnjë protokoll zyrtar dhe nuk  e përmban asnjë nen i asnjë ligji të të Drejtës Ndërkombëtare. Ai është në kapërcim ligjor protokollar dhe procedural të së drejtës së shtetit shqiptar për ta vlerësuar.

Ka vetëm një rast kur përjashtohet kjo sjellje dhe ky rast përfshin ato moment kur shteti pritës ka problem me sjelljen diplomatike të ambasadorit dhe shteti në fjalë i çon një letër kërkesë SHBA për tërheqjen e ambasadorit ose problem që qeveria konstaton në sjelljen e këtij ambasadori, deri tani nuk kemi të dhëna që kjo ka ndodhur, kështu që … lajmërimi i Ministrisë së Jashtme është as ligjor as normal dhe tërësisht jashtë logjike”, u shpreh Zhulali.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME