Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTZi te Sevilla, 3 tifozë humbin jetën në aksident rrugor

Zi te Sevilla, 3 tifozë humbin jetën në aksident rrugor

Skuadra e Sevilla luan sot ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Ëanda Metropolitano”.

Tre tifozë që ishin duke udhëtuar drejt Madridit kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë vdekur si pasojë e fatalitetit. Ekipi i Sevilla ka vendosur që të mbajë në krah një shirit të zi në nder të tre viktimave.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën A4 në qytetin e Santa Cruz de Mudela, ku la të vdekur tre persona, ndërsa 18 të tjerë u plagosën.

Deklarata zyrtare nga Sevilla

“Sevilla FC shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e tre tifozëve të Sevillas, të cilët humbën jetën mëngjesin e sotëm, pranë kalimit Despeñaperros, kur pësuan një aksident teksa po udhëtonin drejt Madridit për të ndjekur ndeshjen e sonte në Civitas Metropolitano.

Klubi dëshiron të jetë me familjet dhe miqtë e tyre në këto kohë të vështira. Në kujtim të tij, lojtarët do të mbajnë një shirit të zi. Përveç kësaj, RFEF-it i është kërkuar një minutë heshtje pak para bilbilit të hapjes”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME