AKTUALITET
Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Pishporo të Fierit.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në njësinë administrative Levan , në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e pyllëzuar, duke rrezikuar masivin me pisha. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të izoluar dhe neutralizuar flakët, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën pyjore.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës për vënien nën kontroll të flakëve.










