AKTUALITET
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fsharin Dukat. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë. Për shuarjen e këtyre flakëve, kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe trupa të armatosura, por puna është ndërprerë për të vijuar ditën e nesërme.








