TOP-NEWS

Zjarr në qëndër tregtare në Lushnje

Lushnjë – Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button