Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr në qendrën tregtare në Lushnje, kaos për të nxjerrë njerëzit e...

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnje, kaos për të nxjerrë njerëzit e bllokuar

Një qendër tregtare është përfshirë nga zjarri në Lushnje. Zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës.

Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa.

ALB365 mëson se njerëz të bllokuar po nxirren nga godina me skela ndërtimi.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri deri më tani.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME