Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr në shtëpinë e pleqërisë, 7 të asfiksuar, por jashtë rrezikut për...

Zjarr në shtëpinë e pleqërisë, 7 të asfiksuar, por jashtë rrezikut për jetën. Subashi: Për dy ditë ambientet do jenë gati

Fier – Nje zjarr ka perfshire shtepine e te moshuarve Fier. Sipas burimeve paraprake shkak eshte bere nje shkendije elektrike e shkaktuar ne gabimën elektrike ngjitur  me shtepine e te moshuareve. Te moshuarit po transportohen me urgjence ne spitalin rajonal te Fierit pasi 7 prej tyre jane te asfiksuar.

Pjesa tjeter jane normal dhe jane evakuuar ne konviktin dhe mencen e shkolles mesme bujqesore rajonale “Rakip Kryeziu “.

Ka nisur puna per evidentimin dhe ripaarimin e aziles, do punohet non stop dhe brenda dy ditesh do jet gati qe te rikthehen azilantët

Sipas  burimeve nga vendi i ngajrjes nuk ka të demtuar por vetem deme materiale. Sipas kryebashkiakut Armando Subashi mësohet se te moshuarit do te qendrojne ne spital derisa te riparohen demet. Riparimi do te filloje menjehere, pohoi ai, dhe brenda dy ditesh  çdo gje do te jete normale.

Policia

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME