Zjarr në Vlorë dhe në Gjirokastër

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Novoselë të Vlorës. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të neutralizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike brenda ambientit të lokalit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e plota të shkaktuara nga flakët.
Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për rrezikun që mund të paraqesin instalimet elektrike të vjetra, duke kërkuar masa më të rrepta për sigurinë e objekteve publike dhe private.
Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar është përfshirë nga flakët teksa ka qënë duke qarkulluar në këtë aks.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
