Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr pranë ish repartit tankeve në Mbyet, dëgjohet shpërthim fishekësh (vidio)

Zjarr pranë ish repartit tankeve në Mbyet, dëgjohet shpërthim fishekësh (vidio)

Fier – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak të tankeve.

 Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë ndërkohë që godinat e ish repartit ushtarak janë kthyer në ngrehina.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish – repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh pasi në ambientet e tijnka shumë ferra e shkurre dhe mundë të ketë mbetje fishekësh nga trazirat e 1997.

Zjarri eshte ven nen kontroll, jane 4 automjete zjarrfikse qe po punojnë ne terren, atje po digjen vetem ferra, ka pohuar shefin zjarrfikseve Zija Hyka.

Situatën po e përballojnë me personelin tim zjarrfikes, nuk nevojitet ndërhyrje nga ajri ka pohuar Hyka në përfundim të prononcimit të tij për ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME