KRYESORE

Policia shmang në kohë konfliktin në familje, mundë të kishte dhe viktima (vidio)

Lushnje – Ndërhyrja e policisë në kohën e momentin e duhur ka shmangur një konflikt i cili mundë të përfundonte me viktima mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi Bilbil Hoxha 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button