Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarret në Dropull, Greqia vjen në ndihmë me 2 avionë zjarrfikës

Zjarret në Dropull, Greqia vjen në ndihmë me 2 avionë zjarrfikës

Dy helikopterë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri.

Helikopterët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u mëngjesin e sotëm.

Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq. Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Facebook.

Prej disa ditësh Bashkia e Dropullit dhe Finiqit po përballen me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME