AKTUALITET

Zjarri djeg tranversat e linjës hekurudhore, rrezikohen magazina (video)

Zjarr ka rënë disa minuta më parë jashtë disa ambienteve të ish ndërmarjeve të viteve para 1990 por që tashmë përdoren nga privatë, aty ku ndodhet kryqëzimi rrugor i lagjes Kastriot me fshatin Qënas në Fier.

Sipas burimeve të informacionit këto ambiente ndodhen anës hekurudhës Fier – Vlorë por edhe që të çon për në UPN Fier.  Tranversat prej druri të hequra nga rikonstruksioni i linjës hekurudhore duke i zëvëndësuar me tranversa betoni e hekuri,  ishin lënë të grumbulluara diku. Thuhet se zjarri është vënë në fillin tek disa mbeturina e më pas  kanë marrë tranversat me material drusor.

Në vendngjatje zjarrfiksat  për të shuar flakët pasi rrezikoheshin dhe disa magazina  si dhe policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button