Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri në autostradë shkakton dëme në biznese

Zjarri në autostradë shkakton dëme në biznese

Lushnje – Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një biznes në by passin e Lushnjes. Biznesi buzë autostradës ka disa njësi tregtimi ndër të cilat edhe një gomisteri. Zjarri mesa duket nga të dhënat e para aksidental ka përfshirë një mjet duke e djegur totalisht dhe një numër të konsiderueshëm panelesh diellore.

Zjarrfikësit e Lushnjes në ndihmë të të cilëve erdhën dhe zjarrfikësit e Divjakes vunë nën kontroll zjarrin por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka izoluar zjarrin duke mos e lejuar të djegë pjesën e brendshme të bizneseve.

Policia në vëndngjarje për të përcaktuar shkaqet e rçnies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara prej tij.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte.
Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qënë i mbyllur dhe jashtë funskionit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe zbulimin e kapjen e autorit/ve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME