Zjarri është aktivizuar mesditën e sotme dhe prej orësh ka pushtuar të gjithë ishullin.
Zjarri në ishullin e Sazanit ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Mësohet se 40 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 30 punonjës të ADZM ndodhen në ishullin e Sazanit për shuarjen e flakëve, por nuk po ja dalin dot. Kjo, pasi mungojnë mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarrit. Efektivët po punojnë me mjete rrethanore, kryesisht degë peme.
Zjarri është aktivizuar mesditën e sotme dhe prej orësh ka pushtuar të gjithë ishullin. Ministri Niko Peleshi thotë se bimësia dhe terreni i vështirë janë një pengesë për punonjësit.