Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri në Sazan, 'Plan për ndërtimin e një kazinoje gjigande'

Zjarri në Sazan, ‘Plan për ndërtimin e një kazinoje gjigande’

Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shprehën në ‘Open’ se zjarret në ishullin e Sazanit, janë shkaktuar prej indiferentizmit të shtetit, ndërsa kanë kritikuar mungesën e një helikopteri ‘Cougar’ që mund të shuante flakët.

Ndërkohë, gazetari i kronikës Eni Ferhati u shpreh se “në korridore përflitet se ka një plan për ndërtimin e një kazinoje gjigande në ishullin pranë Karaburunit”.

Prençi: Për mua është indiferentizëm për të mos shkuar më tutje sipas zërave që ka qëllim në veveteve për vënie zjarri sidomos në zonat bregdetare për zhvillimin e bizneseve të oligarkëve për ta fshirë nga zonat e mbrojtura.

Lala: Duhet të na e thonë institucionet e prokurorisë. Jemi këtu për të thënë ato problematika.

Prençi: E bazoj në prova dhe jam gati të shkojë dhe para prokurorisë sepse në vitin 2017 i kam dorëzuar policisë flakadanë, për zonën e Shëngjinit dhe në atë zonë sot janë ngritur pallate.

Lala: Ne kemi dyshime, por duhen prova. Dyshime kam edhe unë. Problem është se ne konstatojmë që sot që flasim Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë marrë asnjë masë për situate të tillë si në Sazan, që nesër mund të jenë në jug të vendit dhe mund të ketë pasoja në njerëz.

Ferhati: Flitet për ndërtimin e një kazinoje gjigante në ishullin e Sazanit.

POSTIME TË NGJASHME

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME