Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRobelli: Alexandër Soros mori pjesë në takimin e Ohrit pa asnjë mandat

Robelli: Alexandër Soros mori pjesë në takimin e Ohrit pa asnjë mandat

Opinionisti Enver Robelli, ka ngritur pyetje për pjesëmarrjen e Alexander Sorosit në takimin në Ohër për “Ballkanin e Hapur” të pesë prej përfaqësuesve të shteteve ballkanike.

Robelli ka shkruar se Sorosi ka vetëm interesat e tij dhe se nuk përfaqëson as qeveri e as nuk është politikan.

Alexander Soros është biri i George Sorosit, drejtorit të fondacionit Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”.

Sipas Robellit, përzierja e tij në politikën e Ballkanit e bën Sorosin një protagonist të dëmshëm. 

“Çka kërkon Alexander Sorosi në takimin e të ashtuquajturit “Ballkani i hapur” në Ohër? Me çfarë mandati merr pjesë ai në këso takimesh? Ai nuk përfaqëson askënd tjetër përveç interesave të tij dhe të fondacionit të tij, të cilat, në fund të fundit, janë interesa të tij. Nuk përfaqëson zyrtarisht ndonjë qeveri. Nuk është politikan i zgjedhur. Nuk ka mandat zyrtar nga qeveria amerikane për të futur hundët në politikat e shteteve të Ballkanit. Askush nuk i ka dhënë mandat zyrtar në rajon për të qenë ndërmjetësues apo shtytës agjendash për interesa të autokratëve të rajonit. Gjithsesi në të kaluarën Fondacioni Soros mund të ketë përkrahur ndonjë nismë të mbarë në sektorin civil, por përzierja në politikën aktive në Ballkan prej vitesh e bën Alexander Sorosin një protagonist të dëmshëm”, ka shkruar Robelli në Facebook. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME