Fier – Një zjarr ka rënë në orët e mesditës sotme në kodrat e fshatit Vajkan në vendin e quajtur “Poligoni”.
Zjarri fillimisht ka rënë në sipërfaqe toke me shkurre. Banorë të zonës që kan pikasur zjarrin kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Sipas shefit të repartit zjarrfikës të bashkisë Fier Zija Hyka mësohet se terreni ka qënë shumë i vështirë, i thyer e pa rrugë çka ka bërë që mjetet zjarrfikse të tonazhit të rëndë ta kenë të pa mundur shkuarjen pranë vatrave të zjarrit por të shtrojnë tubat e ujit deri në afërsi të tyre.
Për të shuar zjarrin kanë shkuar pesë mjete zjarrfikse dhe persneli i tyre ku dy kanë qënë nga Fieri, dy nga Lushnja dhe një nga Rroskoveci.
Banorë të zonës dhe zjarrfiksit po shuajnë zjarrin edhe me mjete rrethanore dhe një pjesë e mirë e tij po vihet nën kontroll