Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZyrtarët e Albpetrolit në “sitën” e posaçme të KLSH-së për abuzime financiare...

Zyrtarët e Albpetrolit në “sitën” e posaçme të KLSH-së për abuzime financiare e pastrim parash

Fier – Pas shkakrimit të drejtorit të kompanisë së naftës Albpetrol të Klajdi Cenmurataj dhe emërimit të drejtorit të ri në këtë kompani pritet që të mbrrij një grup kontrolli i posaçëm i KLSH pasi drejt  këtij institucioni kanë shkuar shumë informacione e shkresa zyrtare për vjedhje e abuzime që janë bërë në këtë institucion nga drejtues e nëpunës , shkelje monetare që shkojnë në miliona euro.

Emërimi në krye të kësaj kompanie i Eltar Dedës  nuk ka ngjallur frymë besimi apo lufte kundër abuzimeve pasi zëra brenda kësaj kompanie thonë me ironi se “ të shofim këtë të riun do largojë llumin nga Albpetroli apo do bëhet pis nga llumi i kësaj kompanie”

Në këtë kompani flitet se abuzimet  janë të mëdha dhe shkojnë në miliona euro si dieta, orë pune jashtë orarit shkojnë deri në 23 milionë lekë,  ndërsa shpërdorimet monetare në këta muajt e fundit shkojnë deri në 5 milionë euro.

Punonjës të administratës së kësaj kompanie po mundohen tia lënë topin njëri – tjetrit edhe me disa pasije “kalimeatës dhe sahatesh”  që kapin vlerat e 150 mijë eurove që nuk dihet ku janë marrë, kush i ka marrë dhe po u kërkohet që të firmosin pa ditur gjë. Kjo gjë i ka alarmuar dhe nuk dinë si ta zgjidhin duke urdhëruar njëri – tjetrin që të firmosë shkresat.

Këto shkelje dhe të tjera të kësaj kategorie  si dhe shkresa zyrtare me firmë e vula i janë dërguar jo vetëm KLSH por dhe institucionece të tjera ligjzbatuese ku pritet kontrolle të posaçme jo vetëm nga KLSH por edhe nga zyra e luftës kundërkrimit ekonomiko financiar dhe pastrimit parave në drejtorinë e policisë ë qarkut Fier pasi disa zyrtarë të kësaj kompanie brenda një harku kohor jo më shumë se dy apo tre vjet kanë blerë banesa më shumë se 100 metra katrorë në Fier edhe në Tiranë çka tregonë se sasia e parave që i kanë blerë këto banesa janë vënë në mënyre abuzive dhe jo në mënyrë të ndershme dhe ligjore.

Frika ka kapluar punonjësit e administratës së kësaj kompanie pasi edhe Amerika e ka ngritur me të madhe luftën kundër korrupsionit, dhe që të tregohet se po luftohet korrupsioni nuk mund të bëhen koka turku politikanë që sigurojnë vota në PS por ja disa drejtora apo nëpunës administrate. “Ujku ujku, por çakalli po bën kërdinë” këtej nga anët tona të pasura me naftë./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME