Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËAlarmohet PS në Fier dhe mbledh drejtuesit, kanë rënë like-t dhe share-t...

Alarmohet PS në Fier dhe mbledh drejtuesit, kanë rënë like-t dhe share-t në rrjete sociale.

Fier – Pasditja e sotme ka mbledhur në sallën e mbledhjeve të Bashkisë Fier jo vetëm deputetët e PS të qarkut Fier por edhe kryebashkiakt, kryetarët e partive si dhe disa struktura të tjera që merren me sektorin e propagandës në këtë parti për qarkun e Fierit.

Nga burime brenda kësaj mbledhje mësohet se pjesëmarrja ka qënë e lartë, ashtu si e kanë zakon socialistët , “rresht për një”, por disa deputetë kanë munguar për efekt takimesh apo punë të ndryshme ndërkohë që edhe disa kryebashkiakë si Majlinda Bufi e cila ka qënë disa minuta nga fillimi i këtij takimi e më pas është larguar duke marr leje sepse ka pasur takime pune në institucionin që ajo drejton në Roskovec.

Thelbi i takimit ka qënë koordinimi dixhital pasi është vënë re se në postimet e ndryshme që bënë PS apo përfaqësuesit e saj në rrjete sociale kanë rënë numri i pëlqimeve apo i shpërndarjeve të postimeve dhe rënia e tyre ka alarmuar selinë rozë dhe është kërkuar që të ngrihen grupet e punës  dhe të shtohet grupi i personave sidomos i atyre të pumësuar në administratë që të rrinë me celularë në dorë e PC ndezur në zyra duke ndjekur aktivitetin e PS dhe drejtuesve të saj duke u bërë like apo share postimeve, pohoi për ALB365 burim informacioni brendakësaj mbledhje.

Nga ana tjetër socialistët harrojnë se nuk është më ajo anëtarësi pasi pushteti të konsumon dhe nuk rregullohen të gjithë e shkaktonë qefmbetje. Varfëria ka kapur  banorë me bindje politike si majtas dhe djathtas, ndërkohë që pjesa aktive e të rinjëve që mbetën të pa angazhuar si majtas dhe djathtas e kanë braktisur këtë forcë politike duke ndenjur pasivë, duke shkuar jashtë shtetit për një jetë më të mirë e kushte më të mira jetese dhe detyrimishtë nuk e kan mendjen tek like dh share por tek buka që të mbushin barkun apo tavolinën për pjestarët e familjes, ashtu sikundër në protesta që po zhvillohen  ku përveç demokratëve një pjesë e mirë janë pa parti por edhe tradicionalë socilaistë që nuk po e nxjerrin dotë muajin pasi çmimet janë rritur e gjendj e tyre ekonomike rrënohet çdo ditë që kalonë.

Takimi ka vazhduar për afro 60 minuta e më pas socialistët janë shpërndarë sipas “grupeve që u ecën muhabeti”, për shëmbull Taulant Balla drejtuesi i PS për qarkun Fier së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi dhe disa të tjerë që i shoqëronin shkuan për një kafe në një lokal pranë bashkisë. Petro Koçi nuk u pa në shoqëri me ta pasi, si pohoi burimi i informacionit nga PS Fier kanë alergji nga njëri – tjetri. Edhe bashkëkryetarët e PS nuk ishin bashkë, njëra nën shoqërinë e Ballës dhe  Subashit ndërsa tjetri nxitoi për të kryer një tjetër punë të PS.  

Gjithsesi takimi  përfundoi pasi u lanë edhe detyrat sipas drejtuesve të grupeve e më pas kafja për të thënë ato që nuk thuhen për të marr vesh të gjithë./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME