Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProcesi i Berlinit të mos dublohet/ Shutz: Qeveria të luftojë korrupsion

Procesi i Berlinit të mos dublohet/ Shutz: Qeveria të luftojë korrupsion

Ballkani i Hapur nuk duhet të dublojë Procesin e Berlinit. Paralajmërimi vjen nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Suzan Shutz, e cila në një intervistë për Deutsche Welle thekson se edhe marrëveshjet e finalizuara në kudër të kësaj nisme duhet të jenë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian, pasi më vonë do të jetë e vështirë për t’i riformatuar.

“Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të gjashtë shteteve është shumë e rëndësishme. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Për ne, gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore”, thotë zyrtarja gjermane.

Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të zhvillohet më 3 nëntor dhe në krye të agjendës do të jetë arritja e marrëveshjes së tregut të përbashkët rajonal, që sipas zyrtares gjermane shërben për të udhëtuar me kartat e identitetit,  për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike mes 6 shteteve të rajonit.

Suzan Shutz, e cila ka shërbyer më parë edhe si ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, kërkon nga qeveria shqiptare më shumë përpjekje për të shmangur largimin e të rinjve duke luftuar seriozisht korrupsionin.

E pyetur për amnistinë fiskale, Shutz thotë se  Shqipëria duhet të ndjekë ngushtësisht këshillat e Bashkimit Europian për dizajnimin e kësaj iniciative.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME